Prishtina fiton bindshëm në Podujevë ndaj Llapit

14:54 | 9 Nëntor 2019
Arbresh Info

Prishtina ka regjistruar fitore me rezultat të thellë pasditen e sotme (e shtunë) kundër Llapit.

Derbi rajonal mes skuadrës së kryeqytetit dhe asaj të Llapit e zhvilluar në Podujevë në kuadër të xhiros së 15-të të Ipko Superligës përfundoi me rezultat 1 me 4 në favor të mysafirëve, shkruan portali arbresh.info.

Me golat nga Endrit Krasniqi (25′) dhe Haliti (32′), Prishtina shkoi në pushime me një avantazh prej 0 me 2 duke detyruar trajnerin Batatina të menjëherë ndryshime te Llapi në mënyrë për të shpresuar rikthimin.

Por, djelmoshat e Dallkut arritën të thellojnë epërsinë duke shënuar me anë të Januzit (47′) dhe kapitenit Thaçi (71′) për 0 me 4.

Goli i vetëm nga nikoqirët u shënua në minutën e 75′ nga Selmani.

Prishtina vazhdon qëndrimin në pozitën e katërt dhe tani ka 27 pikë, tri më shumë se KF Llapi në pozitën e pestë dhe tri më pak se Gjilani në krye të tabelës me një ndeshje më pak./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme