Arsenali refuzoi të lëshojë një deklaratë nga Granit Xhaka në ditën kur kosovari ofendoi tifozët për shkak se të dy palët nuk arritën të bien dakord me fjalët.
Xhaka reagoi ashpër ndaj tifozëve teksa po largohej nga fusha për zëvendësim në ndeshjen si nikoqir në Emirates kundër Crystal Palaces muajin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Mesfushori kosovar vendosi dorën në vesh para se t’iu thotë tifozëve “q***” për të shkuar më pas direkt në tunel.
Tifozët e Arsenalit ishin të zemëruar me veprimet e kapitenit të tyre dhe zemërimi i tyre u rrit edhe më shumë në mungesë të një kërkim falje të menjëhershme.
Por, The Times zbulon se heshtja e Xhakës nuk ishte e dëshiruar për shkak se ai dhe klubi nuk arrinin të bien dakord në lidhje me atë se çfarë të thuhej në deklaratë.
Kjo i mori katër ditë Xhakës për të reaguar përmes platformave të Arsenalit duke lëshuar më pas një përgjigje me fjalë të fuqishme në lidhje me incidentin.
Ai zbuloi për abuzimet e shumta që ka pranuar në rrjete sociale ai dhe familja e tij para se t’iu bëjë thirrje tifozëve për bashkim, transmeton portali arbresh.info.
Në letrën e tij, Granit Xhaka shkroi:
Pas shfrytëzimit të kohës për të reflektuar nga ajo që ndodhi pasditen e së dielës, do të doja për t’iu dhënë një shpjegim sesa një përgjigje të shpejtë.
Skenat që ndodhën gjatë zëvendësimit tim më kanë prekur thellë. E dua këtë klub dhe gjithmonë do të jap 100 për qind brenda dhe jashtë fushës.
Ndjenjat e mija pas moskuptimit nga tifozët dhe komentet e vazhdueshme abuzive në ndeshje dhe në rrjete sociale gjashtë javës së kaluar dhe muajve më kanë lënduar rëndë. Njerëzit kanë thënë gjëra si “Ne do t’i thyejmë këmbët, “Do të vrasim gruan tuaj” dhe “Uroj që vajza juaj të merr kancer”. Kjo më ka trazuar mua dhe unë kam arritur në një pikë shpërthyese kur ndjeva refuzimin në stadium të dielën.
Në këtë situatë, unë kam lejuar vetën për të reaguar në një mënyrë që ishte mos respektuese ndaj grupit të tifozëve që mbështetin klubin tonë, skuadrën tonë dhe vetën time me energji pozitive. Ky nuk ka qenë qëllimi im dhe unë ndihem keq nëse këtë e kanë menduar njerëzit.
Dëshira ime është që të kthehemi prapa në një vend me respekt të dyanshëm, të kujtojmë pse kemi rënë në dashuri me këtë lojë në vend të parë. Të shkojmë përpara me pozitivitet së bashku.
Xhaka, i cili nuk ka luajtur që nga incidenti, është ndëshkuar duke iu hequr shiriti i kapitenit për shkak se Emery ka zgjedhur sulmuesin Pierre Emerick Aubameyang në vend të tij./arbresh.info/
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi