Google ADS

Granit Xhaka është “tradhtuar” nga Unai Emery

12:56 | 9 Nëntor 2019
Arbresh Info

Legjenda e Arsenalit, Paul Merson beson se Unai Emery duhet fajësohet për periudhën e tmerrshme që ish kapiteni Granit Xhaka është duke kaluar në klub.

Merson beson se Xhaka, të cilit iu largua titulli i kapitenit nga Emery, synon të largohet nga klubi në Emirates gjatë afatit kalimtar të muajit janar, transmeton portali arbresh.info.

Ai nuk ka qenë në fushë qysh pas ofendimit që i bëri tifozëve gjatë barazimit 2 me 2 ndaj Crystal Palaces muajin e kaluar dhe ka kërkuar nga Emery të mos luaj as në ndeshjen ndaj Leicester Cityt pasditen e sotme (e shtunë) për shkak se “nuk ndihet mirë”.

Por, Merson në kolumnën e tij për Starsport thotë:

“Nëse unë do të isha në vend të Granit Xhakës, do të ndihesha i tradhtuar që Unai Emery më ka hequr shiritin e kapitenit”

“Do të isha i tronditur nëse ai qëndron në Arsenal tani. Ata me gjasë do të shikojnë për të shitur në janar dhe ai do të jetë shumë i lumtur për të shkuar”

“Është një vendim i marrë për ta bërë këtë. Jam i befasuar që Emery e ka bërë këtë dhe më pas i ka dhënë shiritin Pierre Emerick Aubameyangut kur ai nganjëherë nuk starton në ndeshje dhe është enigmatik”

“Trajneri është duke marrë vendime të çuditshme. Mendoj se presioni është duke e marrë atë. Nëse ai është dashur ta ndryshojë kapitenin, atëherë është dashur ta bëjë menjëherë”

“Në vend të kësaj ai lejoi që drama të vazhdoj. Situata është trajtuar me të vërtetë keq nga Arsenali”

“Të paktën Xhaka ishte në fushë çdo javë dhe jepte gjithçka për Arsenalin. Ka ty të tjerë që nuk mund të thonë të njëjtën gjë”

“Ai do të vihet në presion çdo herë që luan. Ai është kafshuar një herë dhe me gjasë do t’i ndodhë sërish. Do të jetë e vështirë për të të qëndrojë në klub”

“Por mendoj se do të jenë shumë klube në Evropë pas tij kur të largohet tani”, përfundoi Merson./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme