6 modelet më të bukura të çizmeve që do i shihni kudo në rrugë gjatë githë dimrit

09:27 | 9 Nëntor 2019
Arbresh.info

Këtë vit, modelet janë nga më të ndryshmet, e nga çizmet e gjata mbi gju deri tek ato me shkëlqim metalik, duket se të gjithë do ju shohin nga këmbët e jo se çfarë keni veshur.

Çizmet ushtarake , trendi i viteve ’90 u pa që u rikthye fuqishëm nga shtëpitë e mëdha të modës kur prezantuan koleksionet e vjeshtës 2019! Këto çizme nuk vijnë direkt nga ‘kampet’ ushtarake, pasi stilistët i kanë veshur me materiale të shkëlqyeshme, i kanë modifikuar dhe përshtatur për ‘stilin e rrugës’! Ideale për ditët me shi.

Çizmet me pellush nga brenda nuk janë vetëm IN këtë periudhë, por edhe shumë funksionale. Materiali që vesh pjesën e brendshme të çizmeve do ju mbajë ngrohtë edhe kur temperaturat të zbresin nën zero.

Çizmet e gjatë të lëkurës duket se është modeli klasik i periudhës vjeshtë-dimër, ndaj nëse ju mungojnë një palë të tilla, duhet të nxitoni t’i bëni tuajat. Mënyrat e kombinimit janë të pafundme dhe Living ka përmbledhur në këtë LINK fotot më të bukura.

Çizmet e llastikut rikthehen më fashion se kurrë. Ndonëse nuk është materiali më i përdorur për këpucët e përditshme, shtëpitë e modës i kanë rikthyer sërish në vëmendjen tonë.

Modeli i fundit por jo më pak i pëlqyer, çizmet deri tek kyçi ! Qofshin animal-print apo jo, duket se këto çizme janë shumë të dashura në mesin e grave, kjo për shkak të takës së ulët të rehatshme ! Dizajni është në dorën tuaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme