Dy persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë shpallur të zhdukur për shkak të zjarreve të mëdha që e kanë përfshirë pjesën lindore të Australisë. Më shumë se 150 shtëpi janë shkatërruar dhe mijëra hektarë toke janë djegur.
Një zjarrfikës vullnetar e gjeti trupin e pajetë të një personi në një veturë të djegur në Kangawalla, e cila shtrihet afër bregdetit verior të rajonit New South Ëales. Në një rast tjetër, një grua u gjet pa ndjenja në Diehard të premten në mbrënje. Ajo kishte pësuar djegie në 50 për qind të trupit dhe vdiq më vonë në spital.
Përpos dy njerëzve të vdekur, më shumë se 30 të tjerë janë lënduar nga zjarret, përfshirë 19 zjarrfikës. Komandantët e zjarrfikësve dhe kryeministri australian, Scott Morrison, paralajmëruan se numri i viktimave mund të rritet pasi disa fshatra të largëta janë izoluar nga zjarret.
“Për fat të keq, ne i kemi humbur dy australianë dhe kam frikë se do të humbim më shumë para se të përfundojë dita”, tha kryeministri Morrison.
Shumë nga qytezat e goditura nga zjarret janë të rrethuara nga parqet kombëtare dhe pyjet dhe e kanë vetëm një rrugë për të dalë nga këto zona. Zjarri i ka shkatërruar edhe rrjetin elektrik dhe rrjetin telefonik, ndërsa dhjetëra rrugë janë të bllokuara për qarkullim.
Punën e zjarrfikësve e lehtësoi sadopak ulja e temperaturave të shtunën, por parashikuesit e motit kanë paralajmëruar se ato do të rriten përsëri javën e ardhshme, duke krijuar kushte për përhapjen e zjarreve, shkruan “The Guardian”, transmeton gazeta express.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030