Transparenca financiare është segmenti më i dobët në spektrin e informatave të cilat Parlamenti i Maqedonisë i publikon në ueb-faqen e vet, konstaton analiza mbi nivelin e hapjes së Parlamentit, të cilën “Metamorfozis” e ka realizuar në suaza të projektit “Action SEE“.
Indikatorët për nivelin e hapjes lidhur me buxhetin e shtetit janë zmadhuar për 11 përqind, por janë vetëm 38 përqind, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.
“Parlamenti ka praktikë ta publikojë propozim buxhetin e shtetit, por edhe buxhetin final të votuar, apo raportet gjysmë-vjetore për shpenzimin e buxhetit, as llogarinë përfundimtare”, konstatohet në analizë, ku ka vërejtje edhe për mospublikim të Buxhetit Qytetar dhe link të internet faqes së Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit.
Nga Shërbimi i Parlamentit konfirmojnë që nuk publikohen raporte gjysmë-vjetore, por sqarojnë që është praktikë të përgatisin raporte vjetore. Në faqen e Parlamentit publikohet plani për prokurime publike, ndërsa prokurimet e veçanta mund të shihen në faqen e Byrosë për prokurime publike, për çka ekziston link i faqes së Parlamentit.
Niveli i hapjes për qasje tek informatat është zmadhuar nga 61 në 65 përqind, por analistët, ndër të tjerat, vërejnë që në internet faqen e Parlamentit nuk është shënuar person përgjegjës për qasje tek informatat me karakter publik, as nuk është azhurnuar dhe publikuar lista e informatave me karakter publik.
“Iniciativa për Partneritet të hapur Qeveritar – Parlamenti i hapur parasheh përgatitje të ueb faqes së re për të tejkaluar këto gjendje, por në këtë proces me rëndësi të veçantë do të jetë transmetimi i suksesshëm i informatave tash më të publikuara në ueb-faqen ekzistuese”, thuhet në analizë.
Nuk ndahen mjaftueshëm me publikun edhe përmbajtjet nga puna e Parlamentit, dokumentet nga procesi ligjvënës, informatat për votimin e deputetëve…
Indikatorët për ndërveprim të Parlamentit me qytetarët shënojnë rënie nga 64 përqind në 47 përqind vitin e fundit.
“Parlamenti demonstron vetëdije për ndërveprim e dobët me publikun, transferim të pamjaftueshëm të informatave në publik për punën e përditshme të institucionit dhe praninë e pamjaftueshme në rrjetet sociale. Parlamenti ka në dispozicion mundësi për dërgim të postës elektronike nga qytetarët tek deputetët dhe kryetari i Parlamentit, por edhe më tutje nuk ka kanal special për parashtrim të parashtresave, propozimeve dhe kanal për e-peticion. Përpunimi i ueb faqes së re duhet të fokusohet në drejtim të lehtësimit dhe dukshmërisë së kanaleve për komunikim me qytetarët dhe të stimulojë pjesëmarrjen e tyre..” konstaton analiza.
Në Parlament sqarojnë që peticioni elektronik (e-peticion) nuk ekziston as në legjislacionin e Maqedonisë, as në atë të vendeve në rajon. Mënyrat e vetme për propozim të ligjeve, theksojnë në Shërbimin e Parlamentit, është propozim nga grup deputetësh, Qeveria apo nga qytetarë me 10.000 nënshkrime të mbledhura. Për mënyrat e informimit të qytetarëve për punën e Parlamentit, thonë se ajo gjendje do të ndryshojë me reformën në kanalin televiziv të Parlamentit, përkatësisht kur të lëshohet në funksion studioja në ndërtesën e Parlamentit të Maqedonisë, që është planifikuar në projekt të cilin është duke e realizuar me Zvicra dhe SHBA.
Sipas sondazhit të cituar në analizë, secili qytetar i dytë nuk është i njoftuar me punën e Parlamentit, ndërsa për punën e deputetëve, qytetarët më së shpeshti informohen nëpërmjet medieve tradicionale. Vetëm 3 përqind e publikut informohet nëpërmjet kanalit Parlamentar. Asnjë i intervistuar nuk është përgjigjur se informohet nëpërmjet internet faqes së Parlamentit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...