Trupi juaj mund të reagojë ndaj motit në mënyra të ndryshme, në varësi të personit dhe personalitetit tuaj.
Skenë: Keni takime të rëndësishme gjatë gjithë ditës dhe duhet të lëvizni sa në një vend në tjetrin. Jashtë bie shi dhe bën ftohtë dhe do të jepje çdo gjë të qëndroje edhe 5 minuta më shumë në shtrat. Mirëpo, kjo është e pamundur. Duhet të ngrihesh dhe të kryesh punët e ditës.
Gjithsesi, gjatë orëve do të ndjeni një trishtim të madh. Pse?
Stinët ndikojnë në gjendjen shpirtërore dhe në humorin tonë. Nuk është thjesht një rastësi që ju jeni të trishtuar në një ditë me shi dhe të lumtur në një ditë të bukur, të gjitha lidhen me shkencën.
Disa mund të thonë se moti nuk mund të ndikojë në humorin e tyre, nëse nuk e lejojnë. Sipas një studimi, meshkujt janë në gjendje të mos e lejojnë motin të ndikojë në humorin e tyre, më lehtë sesa gratë. Ata thjesht injorojnë motin dhe ndryshojnë planet e tyre rreth tij.
Gratë janë më pak të ndjeshme për të ndryshuar planet, gjë që ndikon në humorin e tyre. Sërish, çdo gjë varet nga personi, ambient i tyre dhe mënyra se si reagojnë në situata të caktuara.
Një shembull tjetër interesant, ku mund të vërtetohet teoria (ditët me shi na trishtojnë) është fakti që shtetet me diell janë vendet më lumtura. Mendojeni seriozisht këtë gjë, shkruan Class.
Florida dhe Kalifornia janë të mbushura me njerëz kryesisht të lumtur dhe ka shumë të ngjarë për shkak të motit ideal që mbizotëron gjatë gjithë vitit.
Megjithëse ndikimet e motit ndryshojnë në varësi të situatës, konsensusi duhet të jetë: pavarësisht se çfarë lloj personi jeni, nuk mund të ndaloni mënyrën si ndiheni kur dilni jashtë çdo ditë.
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...