Autori “Anonim” që pretendon të jetë në krye të administratës së Donald Trump shumë shpejt do të publikojë një libër të titulluar “Paralajmërimi” ku do të zbulohen shumë nga prapaskenat e qeverisjes së presidentit amerikan. Autori, i identifikuar si “një zyrtar i lartë në administratën Trump”, u bë i njohur fillimisht për publikun kur në shtator 2018-ës botoi në “New York Times” një shkrim oponence ku përshkruante përpjekjet e tij dhe zyrtarëve të tjerë të lartë për të mbrojtur vendin nga Trump.
Botuesi thotë se autori anonim nuk ka marrë një pagesë paraprake për librin dhe se planifikon të dhurojë një sasi të konsiderueshme të honorareve për “organizatat jofitimprurëse që punojnë për nxjerrjen e përgjegjësive të qeverisë dhe në mbështetjen e atyre që qëndrojnë në këmbë për të thënë të vërtetën në vendet e shtypura në të gjithë botën”, – tha Matt Latimer, një përfaqësues i autorit për Washington Post.
Vetë Shtëpia e Bardhë i dënoi publikisht fragmentet e librit që janë publikuar deri më tani.
“Frikacaku që e shkroi këtë libër nuk e vuri emrin e tij sepse nuk është gjë tjetër veç një gënjeshtar” – tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham. Mësohet se pas daljes së disa paragrafëve nga libri i “Anonimit” kanë qenë të shumtë punonjësit në Shtëpinë e Bardhë që kanë vlerësuar mundësinë e dorëheqjes.
Për çfarë flet libri?
Sipas një fragmenti të publikuar nga “HuffPost”, zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë bënë “një listë” të numrit të anëtarëve të Kabinetit që do të mbështetnin thirrjen e Amendamentit të 25-të të Kushtetutës, i cili sanksionon largimin e një Presidenti nëse shumica e kabinetit dhe zv.Presidenti e konsiderojnë Kreun e Shtetit si të papërshtatshëm për detyrë. Ata besuan, sipas autorit, se zv.Presidenti, Pence do ta mbështeste një veprim të tillë. Dyshohet se diskutimet u bënë pasi Trump pushoi nga puna drejtorin e FBI, James Comey, në maj 2017. Për këtë pjesë të librit, Pence iu përgjigj gazetarëve në New Hampshire, duke e quajtur librin “të tmerrshëm”.
“Asnjëherë nuk kam dëgjuar asgjë në kohën time si Zv.President për Amendamentin e 25-të. Dhe pse do të bëja?” – tha ai duke shtuar: “Këto thashetheme – unë i hodha poshtë disa vjet më parë dhe jam i lumtur që pushova… sot”.
Washington Post raporton se libri nxjerr edhe një tjetër situatë se si zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë diskutonin për mundësinë e një dorëheqjeje masive vitin e kaluar. Kjo sipas tyre do të bënte jehonë të fortë, njëlloj si në incidentin me Richard Nixon kur zyrtarët e administratës nuk pranuan të zbatojnë urdhrat e Presidentit dhe për këtë pati shkarkime në masë.
“Dorëheqja masive, sipas tyre do të tërhiqte vëmendjen e publikut ndaj sjelljes së Trump, por zyrtarët vendosën që më mirë të qëndrojnë në detyrë sesa të destabilizojnë qeverinë e SHBA”, – shkruan zyrtari anonim.
Sipas asaj që “Anonimi” shkroi në shtator 2018 në NYT kishte zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë që kontrollonin impulset e këqija të Trump. Ishin pikërisht këta persona që mbanin Presidentin nën kontroll.
“Shumë të emëruar të Trump janë zotuar të bëjnë atë që munden për të ruajtur institucionet tona demokratike teksa përballojnë impulset e gabuara të zotit Trump nëse ai do të mbetet në detyrë” – shkoi autori vitin e kaluar.
Por “The Post” shkruan se autori ka pranuar se ishte gabuar në këtë pikë.
“Kam gabuar në lidhje me “rezistencën e qetë” brenda administratës së Trump. Burokratët e pavotuar dhe të punësuarit direkt në kabinet nuk do të mund të ta drejtonin Trump në rrugën e duhur për një kohë të gjatë përballë stilit të tij malinj. Ai është ai që është” – shkruan autori tani.
Sipas “The Post”, autori kritikon ashpër karakterin e Trump, madje vë në pikëpyetje nëse ai është i aftë për atë detyrë.
Autori e përshkruan Trump si “një 12-vjeçar në një kullë të kontrollit të trafikut ajror, duke shtypur butonat e qeverisë pa asnjë ide, indiferent ndaj aeroplanëve që dalin përtej pistës dhe fluturimeve që devijojnë aeroportin”.
Në një fragment tjetër, autori shkruan: “Unë nuk jam i kualifikuar për të diagnostikuar mprehtësinë mendore të presidentit”, – por shton: “E tëra që mund t’ju them është se njerëzit normalë që kalojnë sadopak kohë me Donald Trump janë në siklet për atë që kanë parë. Ai pengohet, zhvishet, ngatërrohet, irritohet lehtë dhe ka probleme në sintetizimin e informacionit. Jo herë pas here, por rregullisht. Ata që pretendojnë ndryshe gënjejnë veten e tyre ose vendin”.
Autori pretendon se Trump bën komente mizogjene dhe raciste, bazuar në disa fragmente që i janë dhënë “The Post”.
“Jam ulur dhe kam dëgjuar në një heshtje të sikletshme teksa ai flet për paraqitjen apo performancën e një gruaje. Ai komenton trukun. Bën batuta për peshën. Kritikon veshjen. Vë në dyshim qëndrueshmërinë e grave. Përdor fjalë si “ëmbëlsirë” apo “shpirti” për t’ju drejtuar profesionisteve të afirmuara. Kjo është ekzaktësisht mënyra që një shef nuk duhet të bëjë në vendin e tij të punës” – thotë autori në një paragraf.
Ai thotë gjithashtu se Trump u përpoq të përdorë theksin e hispanikëve gjatë një takimi në lidhje me emigracionin.
“Ne i lëmë të hyjnë në SHBA këto gra me nga 7 fëmijë. Ato thonë: “Oh, të lutem më ndihmo! Burri im më la!” Ato janë të padobishme. Ato nuk bëjnë asgjë për vendin tonë. Të paktën nëse ato hyjnë me një burrë ne mund ta vëmë atë në fushë për të mbledhur misër apo diçka tjetër” – thuhet në libër.
Sipas fragmenteve të publikuara nga “The Post”, Trump është veçanërisht i frikësuar nga lufta e brendshme në Shtëpinë e Bardhë dhe nga shënimet gjatë takimeve. “The Post” raporton se gjatë një takimi, presidenti i bërtiti keqazi një punonjësi që po mbante shënime.
“Çfarë po bën? Po merrni shënime? – ngriti zërin Trump. Pas kësaj ndihmësi mbylli fletoren e tij./lapsi.al/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...