Babai i themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, ka deklaruar se shqetësohet që djali i tij do të mund të vdesë të burg pas nëntë vjetësh ‘persekutim vetëm pse guxoi të zbulonte krimet e luftës të SHBA-ve’.
John Shipton para gazetarëve në Gjenevë tha se e ka vizituar djaline tij në një burg britanik para dy ditësh, dhe ka shtuar se i duhet të përballet me të vërtetën e hidhur që ‘ai mund të vdesë në burg’, transmeton portali arbresh.info
“Ky nuk është zhgënjimi i hidhur i një babai, ky është thjesht fakt,” tha ai.
Assange përdori ËikiLeaks për të botuar skedarë të klasifikuar ushtarak dhe diplomatik në 2010 në lidhje me fushatat e bombardimeve të SHBA në Afganistan dhe Irak që rezultuan tejet të sikletshme për qeverinë amerikane.
Që atëherë, ai është përfshirë në një proces gjyqësor, dhe aktualisht po lufton një përpjekje të SHBA për ekstradimin e tij nga Britania me akuzat e ngritura në bazë të Ligjit të Spiunazhit që mund t’i vendoste atij një dënim deri në 175 vjet në një burg amerikan.
Informatori 48-vjeçar aktualisht po mbahet në një burg britanik me siguri të lartë që nga prilli pasi policia e tërhoqi atë në mënyrë sensacionale nga ambasada e Ekuadorës në Londër.
Që nga viti 2012, ai ishte strehuar në ambasadën e Ekuadorit në Britani të Madhe, me qëllim që të shmangte urdhër ekstradimin në Suedi, ku është kërkuar që të merret në pyetje mbi akuzat për sulm seksual, akuza të cilat ai i ka mohuar fuqishëm./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?