Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kjo parti bashkë me partnerët AKR dhe PD e kanë kaluar pragun zgjedhor për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
“Nëse në këtë vend respektohet ligji, s’ka a besoni. Ne me ligj jemi pjesë e Parlamentit të Kosovës”, ka thënë Limaj, njofton Klan Kosova.
“Besoj në drejtësinë e vendit tim që do ta respektojë ligjin dhe jo ndërhyrjet nga jashtë. Ne po kërkojmë vetëm respektim të ligjshmërisë që institucionet e dala nga zgjedhjet të marrin kredibilitet”.
Në të kundërtën sipas tij përveç partisë do të dëmtoheshin edhe 42 mijë qytetarë që e kanë votuar.
Limaj në Analiza Zgjedhore ka thënë se rezultati i prezantuar dje nga KQZ është i fabrikuar.
Moti sot kryesisht me diell
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi