Google ADS

Fatmir Limaj: KQZ legalizoi kontrabandë – shpalli rezultat të fabrikuar

22:49 | 8 Nëntor 2019
Arbresh.info

Kreu i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka hedhur akuza ndaj Komisionit Qendror Zgjedhor lidhur me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Limaj tha se rezultatet e shpallura janë të falsifikuara.

”Rezultatet që ka shpallur KQZ-ja është rezultat i fabrikuar, i falsifikuar – ka legalizuar diçka që është kontrabandë”.

”Leximi i rezultatit nga KQZ-ja është shkelje e Ligjit. Ka quajtur vota ato që nuk janë vota dhe qytetarëve të Kosovës i është dhënë rezultat i cili është i parregullt. Votat e rregullta janë ato që janë votuar në Kosovë, ato me kusht dhe ato që kanë ardhur me kohë”.

”Në këto vota përjashtoj votat kontrabandë të ardhura nga Serbia.Ky është rezultat i fabrikuar – vota të kontrabanduara”.

Ai tha në Analizën Zgjedhore se qysh kur vërejtën defektin e parë në procesin e 6 tetorit, shkuan në KQZ me një kërkesë por një e tillë nuk u mirëprit, njofton Klan Kosova.

”KQZ ne momentin kur kemi hetuar se ka lëshuar një formular me defekte që mund të sjellin pasoja në rezultatin përfundimtar, iu kam shkruar një kërkesë duke thënë t’i rinumërojnë votat. Nuk kemi telashe me kutinë e votimit që janë votuar”.

”Vlerësimi i tyre është bërë gabueshëm. KQZ nuk e ka marrë këtë defekt, e ka lëshuar një formular unik të vetmin në të gjitha vendvotimet e Kosovës”.

”Në emër të ruajtjes së integritetit të KQZ-së ka shkatërruar edhe integritetin e vet por edhe të zgjedhjeve sepse ky formular ishte gjithkund”.

”Nuk kemi telashe me votën në kuti që është shumë me rëndësi, dhe një rinumërim do ta eliminonte këtë gabim dhe do të minimizonte ankesat më vonë të kandidatëve. Ajo nuk e zgjodhi atë, shkoi me 800 kuti. A është formulari i vetëm? A po thua që formulari po ka defekte? Si është e mundur që 800 kuti me defekte?”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme