Google ADS

Japonia ndalon mbajtjen e syzeve në punë

21:44 | 8 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Mbajtja e syzave në punë është kthyer në një temë emocionuese në Japoni, pasi është raportuar se disa firma kanë kërkuar nga punëtorët femra që t’i heqin syzet gjatë orarit të punës.

Disa media lokale kanë njoftuar se disa kompani kishin ‘ndaluar’ mbajtjen e syzeve për punonjësit femra për arsye shumë të ndryshme, transmeton portali arbresh.info

Një ndër arsyet ishte se shitesët me pakicë nëpër dyqane, që mbanin syze jepnin ‘përshtypje të ftohtë’.

Kjo ka ngjallur diskutime të nxehta në mediat sociale japoneze mbi praktikat e veshjes dhe gratë në vendin e punës.

Nippon TV dhe Bussines Insider ishin të parat që raportuan mbi këtë çështje.

Në këtë ndalesë hyjnë edhe punëtoret e linjes ajrore, për të cilat thuhet se klientët nuk ishin në gjendje të shohin ‘bukurinë e tyre’.

Ende nuk është e qartë nëse këto ndalesa kanë të bëjnë me politikën e ndërmarrjeve, por kjo temë ka dërguar në një debat të madh ne mediat sociale.

Kumiko Nemoto, profesoresha e sociologjisë në Universitetin e Studimeve të Jashtme të Kiotos, tha se njerëzit në Japoni janë duke reaguar ndaj politikave të vjetra.

“Arsyeja që gratë të mos mbajnë syve është e pakuptimtë. Ka të bëjë me gjininë dhe është shumë diskriminuese”, tha ajo.

Sipas Profesoreshës Nemoto, në Japoni gratë vazhdojnë të vlerësohen për pamjen e tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme