Qeveria propozon Armend Arsllanin për zv. ministër të Shëndetësisë

17:26 | 8 Nëntor 2019
Arbresh.info

Armend Arsllani është propozuar nga kryeministri Zaev si zëvendës ministër i ri i Shëndetësisë, në vend të Asim Musës i cili javë më parë dha dorëheqje nga ky post.

Arsllani është specializant i urologjisë ndërsa ka punuar si mjek i përgjithshëm në Spitalin e Specializuar për nefrologji në Strugë. Asim Musa dha dorëheqje nga posti i tij më 15 tetor pas publikimit të një video në të cilën shihet se si pranon 50 euro nga një pacient i cili kërkon nga ai të bëjë një ndërhyrje kirurgjike.

Ndërkohë Prokuroria Themelore Publike e Strugës vazhdon hetimet lidhur me video incizimin e publikuar. drejtoi pyetje në Prokurori për të parë deri ku kanë arritur hetimet, mirëpo që atje ende pa përgjigje për këtë çështje./telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme