Zyrtarët e Las Vegasit kanë miratuar një ligj gjatë të mërkurës që njëherit është i pari në SHBA, që do ta konsideroj veprim ilegal nëse personat flenë në rrugë, kur shtretër të shumtë janë të disponueshëm nëpër strehimore. Këto masa parashihen të aplikohen për banorët e qytetit, e jo për turistët.
Las Vegasi do të mundohet të rregulloj problemin e ankesave të shumta për të pastrehët. Sipas gjykatësit të qytetit, Brad Jerbic, ky ligj parashihet të aplikohet vetëm atëherë kur nëpër strehimore ka shtretër të disponueshëm për të pastrehët, por që nuk i përdorin dhe vendosin ta kalojnë natën nëpër rrugë.
Las Vegasi është një nga qytetet e shumta në SHBA me numër të madh të banorëve që janë të pastrehë, kjo për shkak të çmimeve të larta të shtëpive, humbjes së vendit të punës apo për shkak mungesës së infrastrukturës së shërbimeve për personat me probleme mendore.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...