Trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt, ka folur për Milot Rashicën për ndeshjes me Borussia Monchengladbach.
Kohfeldt e ka cilësuar shqiptarin si lojtarin jashtëzakonisht të vlefshëm për ekipin e tij.
“Ai tani është afër që të jetë në 100 për qind të formës, dhe mund ta fusë në lojë të dielën duke mos menduar se kur më duhet ta nxjerr”.
“Ai gjithashtu po përmirësohet në mbrojtje dhe është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ekipin tonë”, ka thënë Kohfeldt.
Rashica këtë sezon ka shënuar katër gola dhe ka dhënë dy asistime, në vetëm gjashtë ndeshje.
Ai është ftuar nga Kosova për ndeshjet me Çekinë dhe Anglinë që zhvillohet javën që vjen.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...