Shqipëria do të presë Francën kampione të botës në stadiumin e ri kombëtar, në një ditë ku të pranishëm në impiant do të jenë të pranishëm përfaqësues të rëndësishëm të politikës në vend, por edhe të qeverisë europiane të futbollit.
Pikërisht, kjo e fundit ka sjellë në vendin tonë prej ditësh një përfaqësi të deleguarish, të cilët po monitorojnë dhe instruktojnë detajet e fundit të ndërtimit të impiantit të ri, por jo vetëm: Çdo detaj! Sigurisht, e gjithë kjo lidhet me praninë në inaugurimin e stadiumit.
MBLEDHJET
Prej disa ditësh, UEFA po monitoron deri në detaje të gjithë përfundimin e punimeve në stadiumin e ri kombëtar. Duke qenë se po afron data 17 nëntor, koha shtrëngon dhe gjithçka duhet të bëhet gati fillimisht për të dielën, në sfidën testuese ose të kolaudimit të impiantit mes Vllaznisë dhe Apolonisë, e vlefshme për kampionatin e femrave në Shqipëri. Në vendin tonë, ambientet e stadiumit shndërrohen shpesh në vend mbledhjesh, teksa për çdo punim që është në përfundim e sipër, nga UEFA lihen edhe detyra apo afate.
Gjithashtu, edhe në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, prania e punonjësve të deleguar të UEFA-s apo edhe e drejtuesve të Policisë së Shtetit ka qenë e shpeshtë në ditët e fundit për të definuar çdo detaj të organizimit si edhe të sigurisë, si për pjesën e jashtme të impiantit, hyrjet apo kontrollet e tifozëve apo edhe për sigurinë dhe komoditetin e tyre në ambientet e brendshme, në shkallë dhe stolat përkatës.
ALEKSANDËR CEFERIN
Prania e konfirmuar e numrit një të UEFA-s, Aleksandër Ceferin, dhe e shumë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të këtij institucioni, sigurisht që e ka shtuar edhe dozën e kujdesit përpara ndeshjes. Kjo, e shoqëruar edhe me praninë e kampiones së botës, kërkon vëmendje të veçantë.
Së fundmi, Kryeministri Edi Rama ka ndarë në faqen e tij në “Facebook” foto të punimeve të fundit, teksa sheshi hyrës para stadiumit po përfundon së shtruari me pllaka. Gjithashtu, krahas punimeve të fundit në impiant, po punohet intensivisht edhe për sheshimin e ambienteve që rrethojnë stadiumin e ri kombëtar.
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë