Ernesto Valverde ende e ruan mbështetjen e bordit drejtues të Barcelonës, por ka shqetësime për nivelin e paraqitjeve të fundit.
Blaugranët ishin jashtëzakonisht zhgënjyes në barazimin 0-0 kundër Slavia Pragës në Camp Nou të martën, që do të thotë se shpresat e tyre për kualifikim nga një grup i vështirë nuk janë më të garantuara.
Ky barazim erdhi vetëm tre ditë pasi skuadra e Valverdes u mposht 3-1 në ligë nga Levante, e cila ishte humbjen e tyre e tretë në La Liga në vetëm 11 ndeshje.
Tifozët shprehën pakënaqësinë e tyre pas ndeshjes duke vërshëllyer pasi ekipi çek ishte më ekip superior dhe krijoi shanse më shumë se Barcelona.
Sipas mediumit ESPN, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu nuk është një individ që të nxitojë në vendime të tilla dhe ai mbështet Valverden për momentin, edhe pse beson se performancat duhet të përmirësohen.
Ka pasur thirrje që nga sezoni i kaluar që Valverde të zëvendësohet – kryesisht për shkak të mosfunksionimit në garën evropiane: Barcelona ka pësuar eliminime tronditëse në Ligën e Kampionëve kundër Romës dhe Liverpoolit.
Valverde ka fituar titullin e ligës në secilin prej dy sezoneve të tij në Camp Nou së bashku me Copa del Rey në vitin 2018.
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...
Një anëtar i shtabit teknik të Hungarisë në gjendje të rëndë
Kurti: Në qeverisjen tonë, komuniteti egjiptian ka qenë përf...
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan