Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural sot në llogaritë e blerësve të grurit nga prodhimtaria vendore ka paguar përafërsisht 17,4 milion denarë.
Drejtori i AMFBZHR, Nikollçe Babovski, përmes kumtesës sqaron se bëhet fjalë për pagesën e subvencioneve nga masa plotësuese për pagesa direkte të grurit të blerë nga prodhimtaria vendore. Mjetet për subvencioneve për blerësit e kokrrës së bukës me prodhim vendor, për të gjithë të cilët i plotësojnë kushtet për marrje të kësaj mbështetje financiare paguhen pa selektim dhe për një ditë.
Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural, para disa ditëve ka paguar edhe 333 milion denarë për qumështin e dorëzuar, për oriz, si dhe për kulturat kopshtare është dorëzuar edhe në kapacitetet përpunuese.
Babovski, potencon se nga hyrja në funksion e drejtorit të AMFBZHR deri më sot, janë paguar gjithsej 319,3 milion euro. Një pjesë e mjeteve të cilat janë paguar janë edhe për borxhet e vjetra të trashëguara për subvencione të papaguara prej viteve 2012, 2013, 2014, 2015 dhe 2016.
Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural, siç citohet në kumtesë, edhe në periudhën e ardhshme vazhdon me pagesën joselektive të mjeteve për subvencione. Për një ditë, për të gjithë të cilët i plotësojnë kushtet për marrje të mbështetjes financiare paguhen mjete për subvencione.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua