Google ADS

Ramiz Lladrovci është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

13:18 | 8 Nëntor 2019
A. B.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Lladrovci përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019.

Kurrë në jetë, as kam pasur hamendje as kam dilemë për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore.

Përjetësisht krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!.

https://www.facebook.com/rlladrovci/posts/10218553994835125

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme