Google ADS

Formacioni më i shtrenjtë i Bundesligës, dominim absolut i Bayernit

13:12 | 8 Nëntor 2019
A. B.

Bundesliga është njëri nga pesë kampionatet e futbollit më të fortë në Europë. Kuptohet, në Gjermani dominon Bayern Munich, në tërësi. Ndonjëherë ka ndodhur që Borussia Dortmund apo ndonjë tjetër t’i rivalizojë gjigantët bavarezë, edhe t’ua rrëmbejë titullin kampion e trofetë e tjerë kombëtarë.

Përveç historisë dhe traditës, që e mban në majë ekipin nga “Allianz Arena”, në këtë dominim të tij ndikojnë edhe financat. Madje, ato janë më të rëndësishmet, sepse mundësojnë afrimin e lojtarëve elitarë, të rangut të Lewandowski me shokë.

Nëse i referohesh çmimit të kartonit të lojtarëve që luajnë në Bundesligë dhe kërkon të ndërtosh me to top-formacionin e kësaj lige (me lojtarët më të shtrenjtë), kupton se pse Bayern Munich ua “tregon targën” gjithë të tjerëve. Në formacionin me modulin 4-2-3-1, që nis nga bavarezi Manuel Neuer, konstaton plot 8 lojtarë të Bayern Munich.

Vetëm tre përfaqësues nga po aq skuadra të Bundesligës kushtojnë kaq shumë, sa të përfshihen në këtë 11-she. Ato vijnë nga Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund dhe RB Leipzig.

Më poshtë Telesport i sjell emrat e 11 lojtarëve, që bëhen pjesë e këtij top-formacioni të Bundesligës në bazë të rolit të tyre në fushë dhe çmimit të kushtueshëm të kartonit.

Njëmbëdhjetëshja më e vlefshme në Bundesligë:
Manuel Neuer (Bayern Munich)
Vlera e tregut: 18 milionë euro

Joshua Kimmich (Bayern Munich)
Vlera e tregut: 70 milionë euro

Niklas Süle (Bayern Munich)
Vlera e tregut: 60 milionë euro

Lucas Hernández (Bayern Munich)
Vlera e tregut: 70 milionë euro

David Alaba (Bayern Munich)
Vlera e tregut: 55 milionë euro

Thiago (Bayern Munich)
Vlera e tregut: 70 milionë euro

Leon Goretzka (Bayern Munich)
Vlera e tregut: 50 milionë euro

Jadon Sancho (Borussia Dortmund)
Vlera e tregut: 100 milionë euro

Kai Havertz (Bayer Leverkusen)
Vlera e tregut: 90 milionë euro

Kingsley Coman (Bayern Munich)
Vlera e tregut: 60 milionë euro

Timo Werner (RB Leipzig)
Vlera e tregut: 65 milionë euro

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme