Macron: NATO-s i ka vdekur truri

08:14 | 8 Nëntor 2019
A. B.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka dhënë një intervistë për The Economist ka folur për NATO-n.

Macron e ka quajtur NATO-n një “tru i vdekur” duke theksuar përkushtimin në rënie të SHBA-së. Macron tha se SHBA dështoi të konsolidonte përkushtimin e saj dhe rregullimin e Aleancës Transatlantike përpara se të nxirrnin forcat amerikane nga Siria veriore.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, një aleat kryesor, tha që nuk pajtohej me “fjalët drastike” të Macron.

Rusia, e cila e sheh Naton si një kërcënim për sigurinë e saj, i mirëpriti komentet e presidentit francez si “fjalë të vërteta”.

NATO feston 70 vjetorin e themelimit. Zyrtarë të lartë brenda aleancës janë shprehur se misioni do të vazhdojë dhe se aleanca mbetet e fortë. /Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme