Mbrojtësi i ri i Arsenalit, William Saliba ka thyer këmbën gjatë kohës si një i huazuar te Saint – Etienne.
18-vjeçari ka thyer ashtin e e pestë gjatë fitores në Les Verts ndaj Monacos mbrëmjen e së dielës duke pësuar kështu lëndimin e dytë të dukshëm në sezonin e tij aktual, transmeton portali arbresh.info.
Saliba, i cili nënshkroi për Arsenalin gjatë verës për 27 milionë funta para rikthimit në Francë për një sezon në formë huazimi, mungoi për disa javë në fushë si pasojë e një problemi me muskuj.
Saint-Etienne ka konfirmuar lajmin me anë të një deklarate zyrtare duke thënë:
“William Saliba, viktimë e një lëndimi kundër Monacos të dielën, ka pësuar një thyerje në ashtin e pestë të këmbës dhe do të mungoj ballafaqimin kundër Oleksandriyas në Evropa Ligë”
Reprezentuesi i ri i Francës pritet të mbetet jashtë për disa muaj./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?