Mabetex Prishtina ka pësuar një disfatë të rëndë mbrëmjen e sotme (e enjte) ndaj MBA Moscow.
Takimi i zhvilluar në kuadër të Grupit B të FIBA Euro Cup Women në Pallatin e Rinis dhe Sporteve në Prishtinë ka përfunduar me rezultat 101:42 në favor të mysafirëve, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra ruse u largua me fitore bindëse duke ia shkaktuar Prishtinës humbjen e katërt nga po aq ndeshje të zhvilluara.
Sa i përket lojtarëve më të shquara në fushë te Mabetex Prishtina ishin Irma Konjusha me 18 pikë, Nyliah Dominique Jamison Myers me 12 pikë dhe Enxhi Xhanaj me 10 pikë.
Te skuadra ruse shkëlqyen Anastasia Logunova me 19 pikë, Anna Leshkovtseva me 15 pikë dhe Nina Glonti me 13 pikë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...