Tuneli i arratisjes nën Murin e Berlinit hapet për publikun

21:56 | 7 Nëntor 2019
Arbresh.info

Një tunel i cili duhej të shërbente për ikje nën Murin e Berlinit është hapur për herë të parë për opinionin gjatë kremtimit të 30-vjetorit të bashkimit të Gjermanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tuneli në rrugën “Bernauer”, afër Murit memorial, u hap sot nga kryebashkiaku i Berlinit, Michael Mueller. Ai falënderoi ata që filluan të gërmojnë tunelin e gjatë 100 metra nga fundi i vitit 1970, nëntë vite pasi Gjermania Lindore komuniste krejtësisht mbylli kufirin.

Tuneli ishte ndërtuar nga një grup njerëzish që kishin ikur më parë në Berlinin Perëndimor. Ata dëshironin të ndihmonin miqtë dhe familjet për të ikur në Perëndim, por, disa ditë para se të kryhej, zyrtarët e Gjermanisë Lindore zbuluan tunelin dhe e shkatërruan atë pjesërisht.

“Bukur është të shihet se lufta për liri është zhvilluar edhe nën tokë”, tha Mueller.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme