Energjia negative të cilën e transmetoni, ndërkaq ju në të edhe kënaqeni, do t’ju kthehet shumëfish
Për autoktonët e Amerikës Veriore, apo thënë me fjalorin kolokuial, indianët shpesh thonë që janë fëmijë të natyrës.
Ata kanë jetuar nga natyra dhe në harmoni me natyrën. Kodeksi i tyre etik mbase mund edhe ne pak të na frymëzojë dhe (ose) të na inkurajojë.
“Asnjëherë mos flisni keq për tjerët” – 20 rregulla indiane për jetën
Kodi etik i indianëve amerikanoveriorëve mund të në na inspiroj në ndryshime të rëndësishme në jetën tonë…
1. Zgjohuni me diellin dhe lutuni. Lutuni shpesh. Zoti do të dëgjoj lutjet tuaja.
2. Jini tolerant ndaj atyre që kanë humbur rrugën. Injoranca, zemërimi dhe xhelozia vijnë nga shpirti i humbur. Lutuni të kthehen në rrugën e drejtë.
3. Gjejeni veten. Mos lejoni që tjerët të menaxhojnë rrugën dhe jetën tuaj. Kjo është vetëm rruga juaj! Tjerët mund të vijnë me ju, mirëpo askush nuk mund të përparoj për ju.
4. Jini të vëmendshëm ndaj mysafirëve në shtëpinë tuaj. Shërbejuni ushqimin dhe shtratin më të mirë. Ndaj tyre jini të sinqertë dhe të drejtë.
5. Mos e merrni atë që nuk është e juaja, qoftë nga njerëzit, natyra apo kultura e dikujt. Nuk e meritoni atë. Nuk është e juaja.
6. Nderoni të gjithë në tokë, nga njerëzit, kafshët dhe bimët.
7. Respektoni mendimin e tjerëve. Gjithashtu respektoni dëshirat dhe fjalët e tyre. Asnjëherë mos e ndërpritni tjetrin derisa flet. Mos u tallni me të. Çdo kujt jepni të drejtën të shpreh mendimin e tij.
8. Asnjëherë mos flisni keq për tjerët. Energjia negative që e dërgoni dhe që kënaqeni me të, do t’u kthehet shumëfish.
9. Të gjithë njerëzit gabojnë. Çdo gabim mund të falet.
10. Mendimet negative sjellin sëmundjen e shpirtit dhe trupit. Ushtroni optimizmin.
11. Natyra nuk është e jona. Natyra është pjesë e familjes tonë globale.
12. Fëmijët janë ardhmëria. Mbyllni në zemrat e tyre dashurinë dhe udhëhiqni ata me urtësi. Kur rriten, jepni hapësirë për t’u rritur.
13. Shmangni nënçmimin e të tjerëve. Helmi i asaj dhimbje do t’u kthehet juve.
14. Gjithmonë jini të sinqertë.
15. Mbani ekuilibrin tuaj, mental, shpirtërorë, emocional dhe fizik. Forconi trupin për të forcuar mendjen. Forcojeni shpirtin për t’i shëruar plagët emocionale.
16. Vendosni me vetëdije se çfarë do jeni, si do jeni dhe si do të veproni. Jini të përgjegjshëm për veprimet tuaja.
17. Respektoni intimitetin e tjerëve dhe hapësirën e tyre personale. Mos ndërhyni në pronën e tjetrit, sidomos atë të shenjtë. Kjo është e ndaluar.
18. Jini të sigurt në veten tuaj. Nuk mund të kujdeseni për të tjerët, nëse nuk mund të kujdeseni së pari për veten.
19. Respektoni fenë e tjetrit. Mos i detyroni tjerët të besojnë atë që besoni ju.
20. Ndajeni lumturinë tuaj.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...