Edon Zhegrova ka shfaqur një tjetër paraqitje të mirë te Baseli.
Skuadra zvicerane siguroi kualifikimin në fazën e 1/16-ës në Evropa Ligë pas fitores 2 me 1 mbrëmjen e sotme (e enjte) në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve kundër Getafes, shkruan portali arbresh.info.
Zhegrova ishte titullar për herë të parë në një paraqitje evropiane te Baseli dhe krijoi dy shanse, bëri gjashtë driblime të suksesshme dhe fitoi 12 duele për tu zgjedhur edhe “Lojtari i Ndeshjes”.
Në njoftimin në rrjetin social Twitter për largimin e 20-vjeçarit nga fusha në minutën e 87′, FC Baseli shkroi:
“Zhegrova largohet nga fusha pas një performance të shkëlqyer”
Baseli bëri zëvendësimin e fundit tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit duke vendosur Afimico Pululun në vend të talentit kosovar./arbresh.info/
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...