Mickoski: Maqedonia është peng i familjes Zaev

21:14 | 7 Nëntor 2019
Arbresh.info

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në Krushevë tha se është tragjike që shumë shtëpi në Krushevë tashmë nuk kanë dritë për shkak se njerëzit kanë emigruar dhe se tani çështje nuk është te emigrimi i fshatrave por i qyteteve.

“Maqedonia është peng i familjes më të pasur në Maqedoni, familja Zaev, të cilët sundojnë me frikë, kërcënime dhe trysni. Me metoda jo të ndershme, për shkak se ndryshe nuk dinë. Kam motiv për fitore ndaj këtyre padrejtësive, ai motiv është Maqedonia dhe rindërtimi i saj. Populli e din se Zaev është fajtor për të gjitha politikat e gabuara, për krimin që e kanë kryer”, shkroi Mickoski në rrjetin ‘Facebook’, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se do të ketë përgjegjësi për secilin dhe se po bëjnë buxhet më të madh për të, siç thotë ai, vjedhur më shumë.

“Për këtë shkak do të pësojnë humbje, më 12 prill populli do t’i dënojë ata që na sollën humbje. Është datë për referendum ku vendoset mes Maqedonisë dhe Zaevit”, shkroi Mickoski.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme