Baseli ka marrë tri pikë të plota në ndeshjen kundër Getafes mbrëmjen e sotme (e enjte).
Skuadra zvicerane mposhti me rezultat 2 me 1 klubin spanjoll në ndeshjen mes tyre të zhvilluar në stadiumin St. Jakob Park në Basel të Zvicrës në kuadër të xhiros së katërt të Grupit C në Evropa Liga, shkruan portali arbresh.info.
Talenti kosovar Edon Zhegrova, i cili ishte titullar për herë të parë te skuadra e tij në turneun evropian, ka shkëlqyer gjatë këtij takimi.
Zhegrova madje është zgjedhur “Lojtari i Ndeshjes” pas performancës së shfaqur gjatë 87′ minutave në fushë.
Ai është vlerësuar me notën 7.7 pasi kishte më së shumti driblime në fushë (6) dhe fitoi më së shumti duele (12).
Arthur dhe Fabian Frei ishin autorët e golave për skuadrën e Baselit, ndërsa për Getafen portën e gjeti Jaime Mata nga pika e bardhë në minutën e 45′.
Pas kësaj fitore Baseli me dhjetë pikë qëndron në krye të tabelës dhe i kualifikuar në fazën tjetër të Evropa Ligës./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...