Sulmuesi i Chelseas, Willian ka zbuluar se Barcelona kishte lansuar një ofertë për të nënshkruar me të pas Kampionatit Botëror në Rusi vitin e kaluar.
Skuadra katalunase thuhet të ketë prodhuar një seri ofertash për të nënshkruar me reprezentuesin brazilian vitin e kaluar dhe disa raporte sugjerojnë madje se një tarifë prej 55 milionë funta ishte vendosur në tavolinë, transmeton portali arbresh.info.
Willian, i cili u transferua në Stamford Bridge në vitin 2013, do të jetë në gjendje të largohet nga Chelsea falas verën e ardhshme pasi atëherë skadon kontrata e tij aktuale.
Duke folur në një intervistë për DAZN, Willian ka thënë:
“E vetmja ofertë zyrtare kishte ardhur nga Barcelona vitin e kaluar pas Kampionatit Botëror”
“Barcelona në fakt prezantoi një ofertë te Chelsea, por ishte refuzuar. Ajo ishte hera e vetme që unë kam diskutuar diçka si kjo për familjen time, megjithëse na pëlqen shumë këtu [në Londër]. Pra, këtu ka pasur shumë faktor që më kanë ndihmuar për të qëndruar”
Thuhet nga Daily Mail se oferta në pyetje ishte 50 milionë funta.
Willian, i cili ka ngjallur interesim edhe te Juventusi vitin e kaluar, ka luajtur një rol të rëndësishëm nën udhëheqjen e Frank Lampard këtë sezon duke bërë 14 paraqitje brenda të gjitha kompeticioneve./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...