Ursula von der Leyen pret nga Oliver Varhelyi të vazhdojë me përkrahjen e Shkupit dhe Tiranës drejt BE-së

18:49 | 7 Nëntor 2019
Arbresh.info

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në letrën dërguar kandidatit për komisarit për zgjerim, Oliver Varheulyi, thuhet se pret nga ai të vazhdojë të angazhohet për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Von der Leyen në mënyrë eksplicite i thotë kandidatit për eurokomistar se komisioni i saj “do të përkrahë propozimin për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më tej, në letër, nga hungarezi Oliver Barhelyi kërkon “perspektivë kredibile evropiane” për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo thotë se duhet të përshpejtohet zhvillimi në pesë vitet e ardhshme dhe secili shtet të vlerësohet sipas meritave të tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme