Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kritikoi Bashkimin Evropian (BE) për qëndrimin ndaj Turqisë, duke thënë se ky qëndrim është “larg nga të qenit konstruktiv”, raporton Anadolu Agency (AA).
“Kohët e fundit, qëndrimi i BE-së ndaj vendit tonë është larg nga të qenit konstruktiv”, tha Erdoğan në një konferencë shtypi në Budapest, kryeqytetin e Hungarisë, së bashku me kryeministrin hungarez Viktor Orban.
Erdoğan tha se çështjet bilaterale të disa vendeve anëtare të BE-së me nuk duhet të mbajnë peng marrëdhëniet midis Ankarasë dhe BE-së.
Komentet e presidentit turk erdhën pas takimit të katërt të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Hungari.
“Është e nevojshme të konceptohet në mënyrë të duhur vlera të cilën anëtarësimi i plotë i Turqisë do t‘i shtojë BE-së”, theksoi Erdoğan.
Erdoğan përsëriti se Turqia strehon katër milionë refugjatë dhe “një numër i konsiderueshëm” prej tyre “mund të migrojnë, veçanërisht në Evropë”.
Presidenti Erdoğan tha se Turqia do të vazhdojë të strehojë popullin sirian, me ose pa mbështetjen e BE-së.
Megjithatë, tha ai, Turqia do të detyrohet t’i hapë dyert nëse nuk mund të menaxhojë çështjen.
Në fjalën e tij, Erdoğan po ashtu tha se kryeterroristi i YPG/PKK-së, Mazloum Kobani, nuk asnjë dallim nga kreu i vrarë i organizatës terroriste DEASH, Abu Bakr al-Baghdadi.
Orban, nga ana tjetër, tha se nuk është e mundur të ndalohet fluksi i migracionit në Evropë pa Turqinë.
Ai tha se Turqia duhet të mbështetet në përpjekjet e saj për kthimin e refugjatëve në vendlindjen e tyre.
Shkon në 22 numri i të vrarëve në sulmin izraelit në një kom...
Edon Zhegrova shënon gol ndaj skuadrës së Strasbourg
Llapi fiton minimalisht në Ferizaj
Suhareka triumfon ndaj Feronikelit ’74
Nuk ndalet dhuna në futbollin kosovar, përleshen mes vete ti...
Aktivistët e ambientit bllokojnë portin kryesor të anijeve t...