Facebook Messenger ka pranuar një përditësim që e shpie në versionin 38.0 që njëkohësisht ofron disa funksione të reja, përfshirë mbështetjen për Apple Watch. Përditësimi vjen vetëm një muaj pasi Apple njoftoi që aplikacioni Messenger do të jetë së shpejti në dispozicion në orët e mençura.
Ashtu siç mund të shikoni në foton më lartë, përveç mesazheve normale, Facebook Messenger në watchOS 2 iu lejon gjithashtu të dërgoni dhe të pranoni video si dhe ‘stickers’, shkruan arbresh.info.
Funksionet e tjera që përditësimi përfshinë janë aftësia për të gjetur kontaktet dhe bisedat nga ekrani i telefonit që duhet patjetër të jetë me iOS 9, pasi aktualisht një funksion i tillë është në dispozicion vetëm në këtë platformë.
Aplikacioni i përditësuar tani është në dispozicion për shkarkim nga App Store./arbresh.info
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...