Ish mesfushori i Chelseas dhe analisti, Craig Burley beson se Granit Xhaka është njëri nga “shumë” lojtarët te Arsenali që trajneri i ri dëshiron t’i shes.
Xhakës i është hequr titulli i kapitenit në fillim të javës nga kryetrajneri Unai Emery, transmeton portali arbresh.info.
Kjo erdhi pas reagimit të ashpër nga ylli kosovar ndaj kritikave të turmës gjatë barazimit 2 me 2 kundër Crystal Palaces muajin e kaluar.
Burley thekson se do të ishte më e mira për të gjitha palët që Xhaka të shitet nga “Topçinjtë”.
“Mendoj se në një pikë largimi i Xhakës nga Arsenali do të ishte më i miri dhe Arsenali është më i mirë pa të”, ka thënë analisti për ESPN FC. “Ai është njëri nga lojtarët, pasi aty ka shumë, që trajneri kur një trajner i ri të vijë [do të shitet] teksa ata duhet të ri-mendojnë se si do të kthehen në top të lojës angleze”
“Ai është një peng fatkeq në këtë lojë të tmerrshme shahu për momentin në klub”
“Janë një tjetër klub që është duke kaluar në një trazirë pas ndryshimit të trajnerit që ka qenë aty për shumë vite”
Xhaka nuk pritet të jetë as pjesë e ndeshjes në vikend ndaj Leicester Cityt./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua