Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri i cili ka ardhur nga një profil artistik nuk ka marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë prapë deputet, i cili në këto zgjedhje garoi në radhët e koalicionit AAK-PSD.
Pas kësaj ai mori vendim që të largohet edhe nga Aleanca e për Ardhmërinë e Kosovës. Labinot Tahiri këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.
“E paqi fatin e bardh ju që jeni kuvend, punoni, mos harroni çfarë premtuat para se të jeni aty! FALEMINDERIT VOTUESVE për aq vota sa kam marrë! Tani ky shërbêtorê i takon vetëm familjes, qytetarëve dhe shtetit, jo partive, jo qeverisë dhe as paralamentit! Me popullin për ditë më të mira, dhe për herên tjetër deputet për vendin!”, shkroi Tahiri në Facebook ku adresoi edhe kritika për kandidatët e tjerë për deputet për të cilët tha se kanë bërë luftë të padrejtë për votë.
“Me vjen keq shumë që u be dhe bëhët luftë për të qenë deputet dhe bëhet maskarallëk i padrejtë për një votë, dhe ate duke ia marrë Hasanit e tuj ja dhënë Hysenit!”, u shpreh ai.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person