Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias në intervistë për radion greke ‘Tema FM’ thotë se “Bashkimi Evropian krijoi hendek në politikën ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, dhe i në ‘pritje’, ndërsa ‘pritja’ nuk është politikë, ‘pritja’ s’është as qëndrim”.
Dendias thotë se Greqia bisedon edhe me Italinë edhe me Gjermaninë për shkak se perspektiva evropiane e vendeve të rajonit, për Athinën janë çështje e rëndësishme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për Marrëveshjen e Prespës, Dendias thotë se duhet të zbatohet dhe se nuk mund që Maqedonia e Veriut ta ndryshojë emrin në Maqedoni.
“Qëndrimi i Qeverisë greke është i qartë, nuk ka asnjë mundës të ndryshohet emri i Maqedonisë së Veirut”, thotë Dendias.
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...