Google ADS

Lista Serbe kërcënon me largim nga të gjitha institucionet e Kosovës

17:45 | 7 Nëntor 2019
Arbresh.info

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Lista Serbe duhet të këmbëngul për të qenë pjesë e Qeverisë së Kosovës.

Përndryshe sipas tij nuk do të respektohej vullneti i qytetarëve serbë dhe se ata nuk do të ishin të trajtuar barabartësisht.

Në takimin e sotëm të Gjuriq me përfaqësuesit e Listës Serbe është shpalosur edhe opsioni që ata t’i braktisin të gjitha institucionet e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

“Në rast të ndonjë presioni të ri në institucione, shkolla, kopshte dhe shëndetësi … serbët do të jenë të gatshëm që të largohen [nga institucionet e Kosovës] si solidarizim dhe të zbatojnë masa jo të dhunshme dhe paqësore si rezistencë”, ka thënë Gjuriq.

Gjuriq ka thënë se Albin Kurti është “ujk brenda qengji”, duke shtuar se serbët nuk do të pranojnë diktatin e shqiptarëve.

“Serbët në Kosovë e kanë zgjedhur Listën Serbe dhe kjo duhet të respektohet”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme