Kadri Veseli, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës është ftuar nga Gjykata Speciale. Ai do të intervistohet me 4 dhjetor në Hagë.
Në lidhje me këtë ftesë nga Specialja ka folur nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Haradinajn në prononcim për Insajderin ka thënë se kjo ftesë nuk është asgjë e jashtëzakonshme, pasi Speciljaja sipas tij ka target pjesëtarët e UÇK-së.
Mes tjerash, ai ka përmendur faktin që kjo gjykatë është votuar nga vet deputetët e Kuvendit të Kosovës, përfshirë edhe Veselin.
“Target i Gjykatës Speciale janë gjithmonë pjesëtarët e UÇK-së, kështu që Kadri Veseli për rolin që e ka pasur është krejt normale që edhe atë ta ftojnë, por vet ftesa nuk do të thotë se do të del fajtorë. Ne nuk e dimë saktë se në çfarë cilësie është ftu por ta shohim – sepse kjo nuk është asgjë e jashtëzakonshme. Kjo është një gjykatë që këta vet e kanë votu” , ka thënë Haradinaj.
E nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, thonë se rreth katër persona pritet të arrestohen deri në muajin nëntor.
Ndërkaq kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati nuk i përjashton as protestat.Numri i të ftuarve për intervistim ka arritur mbi 100, pa llogaritur ata që nuk kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së, apo që nuk kanë dashur të publikojnë ftesën e tyre me qëllim të ruajtjes së privatësisë.
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...