Google ADS

Rritet interesimi  i studentëve për Fakultetin e Bujqësisë

16:05 | 7 Nëntor 2019
Arbresh.info

Mësimin dhe praktikat tani i zhvillojnë në tri objekte.

Ky është Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinës te Universiteti “Hasan Prishtina”, në Prishtinë, ku studentët vijojnë mësimet e tyre për bujqësi dhe degë të ndryshme.

Interesimi i  studentëve  në këtë fakultet ka shënuar rritje deri në 2000 student aktiv, për dallim nga vitet e kaluara.

Kështu thotë dekani i këtij fakulteti Skënder Kaqiu, në një intervistë për arbresh.info

Ai pohon se aktualisht  po presin që të dalin në objektin e ri, ku do ti kenë kushte më të mira, duke treguar gjithashtu edhe për fermat dhe laboratorët tjera ku studentët zhvillojnë praktikat e tyre.

“Fakulteti i Bujqësisë tash për tash mësimin e mbajmë në tri objekte të vjetra. Janë ky objekti ku jemi këtu, është një objekt këtu afër dhe objekti i institutit të veterinës, që është pak më larg se këtu. Ne jemi në pritje të daljes në objektin e ri, I cili pritet të përfundoj shpejtë, dhe atje do të kemi kushte më të mira. Përveç kësaj ne kemi edhe fermën didaktike shkollore në të cilën studentët tanë e zhvillojnë një pjesë të praktikës, ndërsa pjesën tjetër e zhvillojnë në biznese, me të cilat ne kemi bashkëpunim dhe studentet tanë kanë qasje tjera ta pa ndonjë kufizim”, tha Kaqiu.

Përveç se kanë pengesë në disa programe ku ka interesim të vogël të studentëve, pengesë për ata që ndjekin studimet në këtë fakultet është edhe infrastruktura dhe stafi.

“Numri lëviz vazhdimisht, që mesatarisht është 1800 deri 2000 student aktiv. Por, në vitin e fundit në disa programe kemi pasur interesim më të vogël. Në përgjithësi janë 11 programe studimi që i kemi të organizuar në fusha të ndryshme. Fakulteti i bujqësisë këto viteve të fundit është rritur shumë, por fatkeqësisht kjo rritje e numrit të programeve dhe studentëve nuk është përcjelle sa duhet me infrastrukturë dhe me staf. Tash për shembull, pas luftës i kemi pothuajse 3 fakultete që brenda si në shumë universitete janë të veçanta siç është e veterinës si departament që te ne është, teknologjia ushqimore, agrobiznesi krahas këtyre pastaj kemi dhe drejtimet tjera klasike bujqësore që janë më të vjetra në fakultetin tone”, tha Kaqiu.

Dega në të cilën ai thotë se ka më së shumti interesim për t’u studiuar është teknologjia ushqimore, ndërsa më pak  drejtimi i agrobiznesit, veterina dhe prodhimi bimor.

“Drejtimet që para disa viteve kanë qenë më atraktive interesimi për to është më i vogël. Kemi disa programe më të reja që është teknologjia ushqimore, që këto vitet e fundit kemi pasur interesim të madh për studime.  Ndërsa, më pak ka interes në drejtimet tjera si agrobiznesi, veterina, prodhimi bimor”, tha Kaqiu.

Ky fakultet po ashtu për tre vjet radhazi ka pasur bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe USAID-in, për punësim dhe dërgimin e studentëve të diplomuar në praktikë, ku gjatë asaj periudhe Kaqiu thotë se nga ky bashkëpunim kanë përfituar 70 studentë.

“Problemi i punësimit është që i tejkalon mundësitë tona, ne për afër tri vite kemi pasur një program me ambasadën amerikane dhe USAID-in për punësimin dhe vendosjen në praktikë të studentëve tanë të diplomuar dhe vetëm gjatë saj periudhe mbi 70 studentë, të drejtimeve të ndryshme, janë angazhuar në kompani të ndryshme në Kosovë. Disa prej tyre kanë vazhduar pas përfundimit të asaj pjese praktike dhe disa kanë gjetur punë tjetër”, tha Kaqiu.

Kaqiu po ashtu thotë se fakulteti I bujqësisë është ai që më së paku ka student të papunë në tregun e punës, sidomos në drejtimin e veterinës.

“Ndonjë informatë të saktë nuk kemi, por në qoftë se e krahasojmë me fusha tjera, sa kemi ne informata, më së paku ka të këtij fakulteti që janë të papunë në tregun e punës në krahasim me profesionet tjera. Te veterina për shembull, rrallë kemi ndonjë student që e ka kry fakultetin që nuk është i angazhuar diku, ndërsa të këto drejtimet tjera qasja për punësim, sidomos këto vitet e fundit, është më e vështirë. Kjo është e lidhur me ndërrimin e strukturës e fermës e prodhimit bujqësor në Kosovë ku tash është e koncentruar në më të vogla. Por megjithatë krahasuar me degët tjera situate është pak më e mire”, tha Kaqiu.

Për arbresh.info dekani i këtij fakulteti po ashtu tregoi edhe disa nga përvojat dhe bashkëpunimet e shumta që i kanë pasur me universitetet ndërkombëtare

“Është e njohur edhe për universitetin se fakulteti i bujqësisë është fakulteti që ka më së shumti bashkëpunime ndërkombëtare. Pothuajse çdo vit kemi 4 deri në 5 projekte ndërkombëtare, qofshin ato të ERASMUS-it apo projekte tjera. Ne i kemi disa që i quajmë si partner strategjik të fakultetit tonë, si me fakultetin e Giessenit kemi mbi 12 vite bashkëpunim, që është I shtrirë në shumë fusha jo vetëm në një pjesë të caktuar.  Ne tani kemi filluar aplikimin e përbashkët me ta në projekte siç është horizonti 20/20 dhe në projekte më të mëdha të Komisionit Evropian, në këtë aspekt kemi avancuar këtë bashkëpunim”, është shprehur dekani i këtij fakulteti

Bashkëpunimi me Universitetet tjera sipas tij, është  burim kryesor i financimit të laboratorëve.

Ndërsa problem sipas tij është laboratori i kimisë, i cili  ende nuk  i  funksionalizuara.

Kemi shumë pajisje që i kemi me projekte të ndryshme dmth burimi kryesor i financimit të laboratorëve te ne janë projekte që stafi ynë i ka me universitete tjera, por kemi edhe prej universitetit, kemi prej ministrisë. Relativisht mirë jemi, me përjashtim kemi disa vështirësi në procesin e mësimit, për arsye se ne kemi shumë lëndë të kimisë dhe laboratorët e kimisë ende nuk I kemi funksionalizuar për arsye se kemi një pjesë të mësimit të integruar me fakultetin e kimisë dhe shkencave matematiko-natyrore”, tha Kaqiu.

E në bazë të një programi ai thotë se është paraparë që të kenë master të përbashkët me disa nga vendet e regjionit, po ashtu edhe me ato Evropiane.

Dekani i këtij fakulteti, thotë se ka edhe raste ku studentët e universiteteve tjera jashtë Kosovës,  vijnë në Kosovë për kohë të shkurtër për punimin e temave të diplomave në bachelor apo master.

“Ne kemi një program me disa universitete te ERASMUS-it tash që jemi duke implementuar është paraparë që të kemi një master të përbashkët me vende të regjionit si Sarajevë, Podgoricë dhe vendet e Bashkimit Evropian, disa universitete në Lubjanë, Gjermani dhe  një universiteti në Itali. Kemi prej Universitetit te Giessenit dhe universiteteve tjera disa student që vijnë për kohë më të shkurtë, sidomos për punim të temave të diplomës qoftë bachelor qoftë master, kemi pasur disa raste këtyre viteve të fundit. Por ato janë kryesisht të fokusuara në punime të diplomave, ndërsa në ligjërata vitin e kaluar kemi pasur dy student prej Gjermanisë, por kanë qenë fëmijë të shqiptarëve atje”, ka thënë ai.

Kaqiu tregon se po planifikohet që në të ardhmen të bëhet hapja e këtyre programeve, dhe me programin e shkencave të ushqimit, master të shkencave të ushqimit që është rekomandim  i ekspertëve që më shumë se gjysmën t’ a kenë në gjuhën angleze./arbresh.info/Elona Haxhiu/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/684645221944536/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme