Google ADS

Falconi për negociatat me Maqedoninë e Veriut: Fjala “gabim historik” ishte e gabuar

15:25 | 7 Nëntor 2019
Arbresh.info

Ambasadori francez në Beograd, Jean-Louis Falconi, në një intervistë për “TVN1”, duke folur për procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe vendimin para 15 ditëve për të mos hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut, tha se Franca “nuk ka asnjë rezervë” kur bëhet fjalë për pranimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se është një proces që nënkupton disa kushte që duhet të përmbushen.

“Ajo që ndodhi, pyetja nëse do të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, më duhet të them që ato vende kanë punuar jashtëzakonisht shumë, veçanërisht me nënshkrimin e marrëveshjes së Prespës. Por, çështja e zgjerimit, është dispozitë e caktuar për reforma, veçanërisht kjo ishte kërkesë për Maqedoninë e Veriut, reformat e PSP-së, reformat në gjyqësi në Shqipëri. Ishin vendosur kushte të caktuara dhe ata kushte nuk u përmbushën. Por mbase disa nga partnerët tanë në BE menduan se negociatat duhet të hapen gjithsesi, ndërsa presidenti i Francës (Emmanuel Macron) donte të mbante një qëndrim koherent, që do të thotë se ekzistojnë kushte për hyrjen në BE që vlejnë për Serbinë (dhe të tjerët) dhe ato kushte duhet të përmbushen”, tha ambasadori, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen e gazetari për vlerësimet e Matthew Palmer, se Franca ka bërë “gabim historik”, Falconi tha se historia duhet të shikohet për një periudhë më të gjatë, veçanërisht që Franca ka histori.

“Unë mendoj se fjala “gabim historik ishte e gabuar”. Nuk i përshtatet situatës. Është një episod i negociatave të zgjerimit që duhet të çojnë në pranimin në BE. Palmer është një ekspert i shquar për Ballkanin, por ai padyshim nuk është një ekspert i BE-së ose në mënyrën e funksionimit të saj”, tha ambasadori francez në Beograd.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme