Vetëvendosje e LDK takohen për energjinë, rininë, kultërën dhe çështjet sociale

15:23 | 7 Nëntor 2019
arbresh.info

Ka filluar takimi i gjashtë i  dy grupeve punuese LDK-së e VV-së  për harmonizim të pikave  për bashkëqeverisje.

Në këtë takim do të diskutohet për çështjen e  energjisë, rinisë,  kulturës dhe çështjet sociale, raporton arbresh.info.

Kujtojmë se këto dy grupe gjatë takimeve të mëparshme kanë thënë se për ndarjen e ministrive dhe emrave të tyre si dhe për dialogun do të diskutohet në nivel kryetarësh.

Takimi është duke u mbajtur në zyrat e VV-së.

Pas takimit i cili po zhvillohet me dyer të mbyllura pritet që ndonjë nga përfaqësuesit të prononcohet para mediave.

Në këtë takim ku po marrin pjesë personat kompetent nga dy grupet për fushat e caktuara, po mungon  Lutfi Haziri, i cili se fundi është emëruar përfaqësues i grupit negociator të LDK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme