Kurti takon zyrtarë të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor dhe ata të Bankës Botërore në Kosovë

15:22 | 7 Nëntor 2019
L G

Kreu  i Lëvizjes Vetëvendosje dhe fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti ka takuar dje zyrtarë të Bankës Botërore për Ballkanin Perendimor si dhe ata të Bankës Qendrore në Kosovë.

Sipas njoftimit të VV-së, Drejtoresha  Rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder ka uruar Kurtin për fitoren e tij në zgjedhjet e 6 tetorit, si dhe ka premtuar se do të vazhdoj bashkëpunimin për projekte zhvillimore me qeverinë e re dhe do të ketë rol më aktiv në koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Kosovën.

Në këtë takim, sipas VV-së u dakordua që menjëherë pas formimit të institucioneve të reja, qeveria e re të ulet dhe të përzgjedh projektet më të përshtatshme që do të mbulohen nga fondet e IDA-së.

https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10156288461447000?__xts__[0]=68.ARAZjbOBc8eqPxZYDIttF3gxOhJlTV4nLPzhlSIi-bby3MRNwxIHGB_QgHMCd30pHiSzsUmahLWfNBtX6OqW3pMfKGVAZ4CBw24vD8CYziyNpti82Y71_roF3pyPuGjVVEHoxt1YYcUziXJ4M1l2kk5aUEa_j_-lBz63RO6nHVbUQhteLeHUoGzRMWhQr-eX9_9s1LTqSXttKmIHPjVKdzonG_Tc3dttSIz-Wo7Ayz7NrAQ2ymh7QUQKhyuM1D5JTxEiKRLC8aiRmNkyOBICSpdTN_nuIjukcMsAODsAUyTFRUIPPUeJ6TtPUwRh8GJPpkAtXUIx2POggyVOwdlhPG6rmAk1gu6OIZ3A3O52y1DS5wc&__tn__=-R

 Njoftimi i Plotë:

Dje, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, së bashku me nënkryetarin Besnik Bislimi, priti në takim Drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, znj. Linda Van Gelder, e cila ishte e shoqëruar nga Menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, z.Marco Mantovanelli, Drejtoresha Rajonale për Financa Koncesionale Globale, znj. Lalita Moorty dhe Drejtori Rajonal për Sektorin e Ujit, z. Steven Schonberg.

Znj. Van Gelder e uroi kryetarin Kurti për mbarëvajtjen dhe rezultatin zgjedhor. Ajo tha se Banka Botërore do të vazhdoj bashkëpunimin për projekte zhvillimore me qeverinë e re dhe do të ketë rol më aktiv në koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Kosovën.

Kryetari Kurti e falënderoi znj. Van Gelder për urimin dhe e njoftoi atë me prioritetet e qeverisë së re. Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë është parakusht ose pikënisje për zhvillimin ekonomik. Me politika që mbështesin bizneset e vogla dhe të mesme, prodhimin vendor, me lidhjen e arsimit me ekonominë lëvizim drejt zhvillimit tha z. Kurti, i cili theksoi edhe nevojën për tërheqjen e investitorëve nga jashtë, ku rol aktiv dhe pozitiv mund të luajnë si mërgata ashtu edhe institucionet tjera financiare ndërkombëtare që e pranojnë dhe ndihmojnë Republikën e Kosovës.

Në këtë takim u diskutuan disa projekte që kanë të bëjnë me furnizim të ujit të pijshëm, ujitjen e tokës bujqësore, ruajtjen e lumenjve, deponitë e hapura, zhvillimin rural dhe për punësimin e të rinjve. Banka Botërore na informoi për portofolin e projekteve aktive të saj në Kosovë, dhe për mundësinë ekzistuese për shfrytëzimin e fondeve të alokuara për Kosovë nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) në vlerën e mbetur prej rreth 68 milionë eurove, në kuadër të ciklit të tashëm të IDA.

Në përfundim të takimit, u dakorduam që menjëherë pas formimit të institucioneve të reja, qeveria e re të ulet dhe të përzgjedh projektet më të përshtatshme që do të mbulohen nga fondet e IDA-së.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme