Rudina Hajdari doli në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
“Aleanca e grave e pranishme në takim, kërkuan pjesëmarrjen e grave në parlament. Kemi një arkitekturë të re të KQZ-ve dhe të KZAZ-ve.
Është një pikënisje e duhur, por nuk kemi një vendim lidhur me propozimet. Kemi punë për të bërë siç është ndryshimi i ligjit për nëpunësin civil.
Përgjegjshmëria e komisionerëve do të jetë e lartë, duhet të japin llogari mbi punën e tyre. Do të kemi një mbledhje tjetër për tu marrë me draftin
e dytë. Ndryshimi i sistemit është një pikë e rëndësishme, kryesisht për opozitën. Ajo që po ndodh sot po bëhet e gjitha për qytetarët, ata duhet ta kuptojnë. Le të shkojmë përpara për të parë këtë arkitekturë të re për zgjedhjet. Do ketë përsëri takime me shoqërinë civile dhe me aktorët politikë.
Drafti i parë në takimin me shoqërinë civile kishte mangësi. Ka rënë besimi tek institucionet e Shqipërisë, ne duam ta rregullojmë këtë. Duam
një ndryshim tërësor të mënyrës se si administrohen zgjedhjet”, tha Hajdari./tch
Trepça e nis me fitore ndaj Golden Eagle Yllit
KFOR: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin urgjentisht ...
UEFA ndalon Ineos të ndërveprojë me Nicen para ndeshjeve në ...
Drejtorja Menaxhuese e FMN-së: Rezultatet e Kosovës në menax...
Greqia dhe Turqia shqyrtojnë mundësinë e fillimit të bisedim...
Rama bashkëbisedim me shqiptarë të Amerikës: Shqipëria dyfis...