NISMA Socialdemokrate pretendon se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultate të fabrikuara, dhe për këtë thonë se do të ankohen në institucionet relevante.
Endrit Shala, nga kjo parti, përmendi pakot e mistershme të ardhura nga Serbia, duke i cilësuar si “të kontrabanduara” nga KQZ-ja, shkruan arbresh.info.
“KQZ-ja shpalli rezultate të pakove nga Serbia. Këto pako të sjellura krejt mistershëm në kundërshtim me ligjin KQZ i kontrabandoi në QNR dhe më këtë KQZ prezantoi rezultate të fabrikuara”, është shprehur Shala pak orë pasi KQZ-ja shpalli rezultatet përdundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës 2019.
Ai pret që institucionet relevante të shqyrtojnë ankesat në harmoni me legjislacionin në fuqi, duke vlerësuar se askush nuk ka të drejtë të deformojë të vërtetën.
“Këto janë pakot që NISMA-AK-PD do të dorëzojnë sot në institucionet relevante. Do të shfrytëzojmë të gjitha instancat për të respektuar vullnetin e mbi 42 mijë qytetarëve të Kosovës që e kanë votuar koalicionin tonë”, deklaroi Shala.
Koalicioni NISMA-AKR-PD sipas rezultateve të prezantuara sot nga KQZ-ja, nuk ka arritur të përfaqësohet në legjislaturën e re./arbresh.info/
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën