Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dëshirojnë të informojnë qytetarët e Kosovës se, në funksion të parandalimit të gripit sezonal, MSh i ka porosituar 100 000 vaksina kundër gripit (prej tyre 500 doza pediatrike), të cilat do të sigurohen përmes shërbimeve të prokurimit të UNICEF-it.
Vaksinat e porositura pritet të arrijnë në Kosovë në ditët e para të dhjetorit.
Vaksinat kundër gripit sezonal, të cilat do të përdoren sivjet, sipas rekomandimeve të bëra nga OBSh, do të jenë katër shtamëshe, që e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj virusëve më agresivë në qarkullim të gripit sezonal.
Vaksinat janë të dedikuara për për të mbrojtur grupet më të ndjeshme të popullatës, si të moshuarit dhe të prekurit nga sëmundjet kronike.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ndërkaq, i siguron qytetarët se po e monitoron me kujdes situatën epidemiologjike në vend dhe do t’i mbajë ata të informuar në vazhdimësi, përfshirë këtu edhe informimin për arritjen dhe shpërndarjen e vaksinave.
Vaksinat e blera nga MSh-ja do t’i shpërndahen popullatës përmes IKSHKP-së dhe Njësive të vaksinimit në QKMF-të e Kosovës.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...