Ambasadori britanik: Do të vazhdojmë ta mbështesim zhvillimin dhe aftësimin e FSK-së

23:54 | 6 Nëntor 2019
Arbresh.info

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se vendi i tij do ta vazhdojë përkrahjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Mbretëria e Bashkuar ka treguar mundësinë dhe gatishmërinë e saj që të investojë në këtë forcë të re dhe të aftë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sot në Rezidencën time, pata kënaqësinë të prisja Alumnit e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar. Mbretëria e Bashkuar ka treguar mundësinë dhe gatishmërinë e saj që të investojë në këtë forcë të re dhe të aftë. Ne do të vazhdojmë të mbajmë marrëdhënie dhe të mbështesim zhvillimin dhe aftësimin e FSK-së edhe në të ardhmen.

Shfrytëzova rastin ta përgëzoj Komandantin e FSK-së për ekipin e FSK-së që ka fituar Medaljen e Argjendtë në garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar. Suksesi i tyre është rezultat i drejtpërdrejtë i përpjekjeve dhe përkushtimit të madh të personelit të FSK-së, të cilët vepruan dhe u bazuan në iniciativat e tyre dhe shfrytëzuan aftësitë në rritje të FSK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme