Heung-Min Son i kërkon falje Andre Gomes pas golit të shënuar në Serbi

23:25 | 6 Nëntor 2019
Arbresh Info

Heung-Min Son i ka kërkuar falje mesfushorit Andre Gomes gjatë festimit të golit në ndeshjen e Tottenhamit në Ligë të Kampionëve ndaj Tottenhamit kundër Crvena Zvezdes.

Koreani dukej qartë se ishte tepër i prekur pasi kuptoi se Gomes ka thyer këmbën si pasojë e ndërhyrjes së tij gjatë ndeshjes baras 1 me 1 të “Spursve” kundër Evertonit në Goodinson Park gjatë vikendit, transmeton portali arbresh.info.

Soni ishte ngushëlluar nga lojtarët e Evertonit në zhveshtoren e Tottenhamit pas ndeshjes ndërkohë që Gomes ishte dërguar në spital.

Por, dukej që incidenti ishte ende në mendjen e Sonit edhe gjatë ndeshjes së sotme (e mërkurë) në Ligë të Kampionëve.

Sulmuesi përkuli kokën dhe vendosi duart e tij së bashku në shenjë kërkim falje pas golit të shënuar në Beograd të Serbisë./arbresh.info/

https://twitter.com/FourAddedMins/status/1192191723654565889

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme