Profesorët e Albin Kurtit rrëfejnë se çfarë studenti ishte lideri i Lëvizjes Vetëvendosje. Po ashtu janë siguruar edhe provimet e punuara nga Albin Kurti, si dhe rezultatet e provimit pranues në Fakultetin Teknik. Profesorët e përshkruajnë si një student ndryshe nga të tjerët.
Ishte viti 1993 kur Albin Kurti kishte aplikuar në Fakultetin Teknik, në drejtimin Telekomunikacion dhe Informatikë. E rezultatet e provimit pranues e riradhiten atë si kandidatin e parë që plotësoi testin qind për qind.
Këtë e rrëfen Salem Lepaja, profesor i Kurtit në atë kohë.
“Albin Kurti ishte i pari në regjistër me pikët maksimale nga shkolla e mesme dhe provimi pranues. Numri maksimal i pikëve ishte 300 e Albini i kishte marrë të gjitha”, tha Salem Lepaja.
Mirëpo i befasuar nuk mbeti vetëm nga provimi pranues. Kulmi për Lepajën ishte kur në vitin e tretë të studimeve, Albin Kurti bëhet studenti i cili e kalon lëndët e tij në afatin e parë dhe me notën 10.
“Në vitin 1995 kur kam mbajtur dy lëndë: Teoria e Telekomunikacionit I dhe Teoria e Telekomunikacionit II. Këto lëndë për mendimin tim dhe të tjerëve kanë qenë më të vështirat gjatë studimeve. Është rasti i parë që një student hyn në këto dy provime dhe i merr notat dhjetë (10)”, tregon më tej Salem Lepaja në rtv dukagjini.
Për Albin Kurtin kishin dëgjuar edhe profesorë të tjerë.
Ruzhdi Sefa, ligjërues i kamotshëm në Universitetin e Prishtinës tregon se kur u burgos Kurti, kishte takuar vëllain e tij i cili i kishte treguar se prindërve dhe familjes po u kërkon libra filozofik. Mirëpo kjo përgjigje e vëllait të Albin Kurtit, nuk i pëlqeu Sefës.
“Gjatë bisedave që kam pasur me familjarët e Albinit gjatë vizitave që i kanë bërë në burgje i kam pyetur nëse ai po kërkon libra. Po thanë që po kërkon libra të shkencave filozofike. Njëherë u stepa që mos nga një shkencëtarë i ardhshëm po fitojmë një filozof por doli që ato libra i kishte një bagazh tjetër”, shprehet Ruzhdi Sefa.
Albin Kurti, në zgjedhjet e fundit doli kandidati më i votuar në Kosovë, me mbi 181 mijë vote dhe pritet te jete kryeministër i ardhshëm i vendit.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend