Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka treguar formularët me gabime të lëshuara nga KQZ për komisionerë.
“Ka kuptim me bë një pjesë, siç ka bë KQZ’ja sikur të kishin qenë dy formularë apo tre. Do ishte e mundur të themi se në këtë formularë ka gabime ndërsa për këtë jo. Por e vërteta është se ekziston vetëm një formularë”, tha tutje Limaj.
“E vetmja mënyrë për të eliminuar gabimet është rinumërimi”.
“Njerëzit që janë përballur me këtë defekt, disa prej tyre kanë marrë guximin që të vizatojnë vetë katrorët në formularë. Kështu ata kanë ndërhyrë në procesin e zgjedhjeve”.
Tutje ai jep shembuj të ngjashëm ku po të kishte ndodhur një gabim i tillë do kishte pasoja.
“Është e njëjtë si kur shkoni për patentë shofer dhe dikush thotë: A e di çka këtu po mungon një numër serik eja t’ia shtojmë vetë”, thotë Limaj në pressing.
“Ky është manipulim i dokumentit. Veç për këtë ndërhyrje KQZ është dashur të bëjë rinumërim. Nuk është punë e madhe për një javë mund të mblidhen komisionerët dhe të bëhet rinumërim i plotë”, tregon Limaj.
“Kjo do ishte zbardhje e procesit edhe për kandidatët për deputetë se po ka akuza për bartje të votave”
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person