Autobusi i “Durmo Turs” ka pasur të vendosur manipulator të shpejtësisë.
Një gjë të tillë e dëshmoi sot para gjykatës njëri nga shoferët e kompanisë “Durmo Turs” i cili ka vozitur autobusin e njëjtë ditën e fatkeqësisë në relacion Gostivar – Shkup.
I pyetur nga Prokurori i lëndës Darko Jakimovski se kush ka qenë përgjegjës për oraret e tyre si dhe për çështje tjera, Saliji tha se për këto çështje janë marrë vesh shoferët mes veti.
“Nuk e di se kush e ka vendosur atë pajisje për manipulim në autobus. Unë nuk e kam përdorur atë sepse nuk kam pasur nevojë. E di se në dy autobusët të cilët i kam vozitur kishte pajisje të tillë e cila aktivizohej me shtypjen e butonit në anën e majtë të timonit. Derisa e kam vozitur unë autobusin me të cilin ndodhi fatkeqësia nuk kam vërejtur ndonjë defekt teknik tek ai. Lidhur me kontrollet teknike të autobusëve, atë e ka vendosur përgjegjësi ynë Remzi Miftari, pa lejen e së cilit nuk kemi bërë as ndërrimin e gomave, as ndërrimin e ndonjë lloj pjese tjetër teknike të autobusit”, tha Xhemail Saliji, dëshmitar.
Ndërkohë dëshmitari tjetër i cili ka qenë i pari që ka parë tragjedinë nga afër, Muzafer Ziberi tha se sapo ka parë përmbysjen e autobusit është afruar për të ndihmuar të lënduarit dhe i pari prej tyre ka qenë shoferi i autobusit.
“Në momentin kur autobusi u rrokullis, unë isha në oborrin e shtëpisë, meqë banoj përreth autostradës Shkup – Tetovë. Dëgjova zëra nga rrokullisja e autobusit si dhe e pash momentin kur u ngrit shumë pluhur kur ra poshtë në rrugën e vjetër, megjithatë nuk u dëgjuan zhurma se si frenonte autobusi. Pa mos e ditur se kush është, shoferin e autobusit e kam ndihmuar të parin të hyjë në makinën time për ta dërguar në Spital, ndërsa gjatë rrugës deri te Spitali, derisa unë vozisja, ai më godiste me duar në këmbë duke më thënë vozit më ngadalë, sikur donte të më thotë se unë isha me shpejtësi të lartë derisa vozisja me autobusë. Për dallim nga udhëtarët tjerë të cilët ishin më lëndime të rënda dhe të përgjakur, shoferi nuk ishte i përgjakur si dhe nuk ankohej për lëndime, mirëpo kohë pas kohe humbte vetëdijën si dhe ishte shumë i frikësuar dhe traumatizuar”, pohoi Muzafer Ziberi, dëshmitar.
Në seancën e sotme gjyqësore për rastin e Llaskarcës dëshmuan 5 dëshmitar. Prokurori i lëndës Darko Jakimovski kërkoi që dy dëshmitarëve të sotëm të ju bëj pyetje të kryqëzuara, pasi kishte vërejtur ndryshime të theksuara të dëshmive krahasuar me dëshmimin e tyre gjatë procedurave parahetimore. Fatkeqësia ndodhi më 13 shkurt të këtij vit ku jetën humbën 16 persona, ndërsa 38 të tjerë u lënduan rëndë./alsat/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...