Shkodran Mustafi fajëson taktikat e Unai Emery për rezultatin dëshpërues ndaj Vitorias

20:31 | 6 Nëntor 2019
Arbresh Info

Shkodran Mustafi ka pranuar se vendimi i Unai Emery për të luajtur me vetëm tre mbrojtës e ka dëmtuar performancën e Arsenalit në barazimin 1 me 1 ndaj Vitorias mbrëmjen e sotme (e mërkurë).

Mbrojtësi shqiptar realizoi me kokë në minutën e 80′ pas një asistimi të bukur nga Nicolas Pepe, por Bruno Duarte ia mohoi fitoren “Topçinjve” duke shënuar në minutat shtesë për skuadrën portugeze, transmeton portali arbresh.info.

Kur është pyetur pse nuk kanë qenë në gjendje për të fituar kundër Vitorias, Mustafi ka thënë për BT Sport:

“Fatkeqësisht nuk është aq lehtë”

“Do doja që ndeshja të përfundonte në minutën e 90, por kur ju shënoni një gol dhe ende keni kohë të mbetur për të luajtur kundër një skuadre si ajo sot, ata hodhën gjithçka në front”

“Nganjëherë nuk bëhet fjalë për organizim, ata hodhën shumë trupa në boks dhe vazhduan me krosime. Mendoj se kemi mundur të bëjmë më mirë por në fund ne duhet të pranojmë dhe të marrim një pikë me ne”

“Ne kemi mundur të ballafaqohemi me këtë [golin e Vitorias] më herët sesa t’i lejojmë ata të krosojnë. Në fund ju duhet ta pranoni këtë dhe të vazhdoni përpara e të marrim gjërat pozitive nga ndeshja”

“Duhet të themi se ata [Vitoria] janë një skuadër e mirë. Ata janë në Evropa Ligë për një arsye, ata kanë kualitet”

Barazimi e lë Arsenalin me katër pikë të pastra në krye të tabelës në Grupin F derisa kanë mbetur edhe dy ndeshje./arbresh.info/

Të ngjashme